Zyrtarët janë zgjedhur nga publiku për të bërë vepra të mira, ndërsa mediet investigojnë për të gjetur pikërisht ato që, publiku do detyrimisht prej zyrtarëve. Mendësia censuruese e shfaqur dukshëm këtyre ditëve e medies kryesisht asaj on-line, duke kërcënuar bllokimin pa urdhër gjykate të saj.

Një paradoks ky, kur mbajmë parasysh se, gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg sesa mendjet e mykura provinciale nga censura. Veçanërisht për demokracitë e brishta dhe ato në zhvillim, liria e të shprehurit konsiderohet si mjeti kryesor i llogaridhënies. Zgjedhjet rregullisht mbahen një herë në katër vjet. Qeverisja bëhet çdo ditë, ç’ka do të thotë se po çdo ditë, duhet të ketë shtyp të lirë që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët qeveritarë dhe ata publik.

Në lidhje me këtë fenomen të këcënimeve ndaj mediave serioze që në rend të parë kanë informimin e opinionit publik, qëftë për të mirë apo për të keq, (sepse edhe e keqja është lajm), për agjencinë e lajmeve Zhurnal, gazetari dhe analisti Urim Saliu është shprehur se misioni i gazetarit është që gjithmonë ta thotë të vërtetën, por ka qarqe të cilat trazohen nga e vërteta gjë që rezulton pastaj edhe me kërcënime ndaj tyre.

“Misioni i gazetarit është të thotë gjithnjë të vërtetën.Por qarqe të caktuara trazohen dhe nisin më pas kërcënimet që shpesh janë edhe më të ashpra deri me jetën e atyre që drejtojnë mediat në përgjithësi dhe gazetarët që investigojnë raste të ndryshme.Kjo është shumë serioze dhe demokracia aty ku ka kërcënime është e vdekur.Por sa më medium profesional dhe i besueshëm të jesh dhe kuptohet sa më i lexueshëm, aq më tepër je nën kërcënim nga ata që i trazon e vërteta që ua, por nuk mund pafundësisht të mbajnë sekretet e tyre të keqpërdorimeve që bëjnë.”, ka thënë për Zhurnal, Urim Saliu.

Më tej ai shton se këto tentime bëhen me të vetmin qëllim që t’i frikësojnë gazetarët,e të abuzohet pastaj me pozicionet që kërcënuesit ushtrojnë.

“Ky është një tentim për t’i frikësuar gazetarët dhe pronarët e mediave me qëllim që ata që abuzojnë me institucione dhe forma tjera t’a kenë terrenin më të lirë për të vepruar.Ndërkombëtarët shpesh e kanë bërë të qartë se mediat e lira janë shumë thelbësore në Maqedoni por që fatkeqësisht ato nuk kanë mundësi të lirë veprimi.Fatkeqësisht kërcënimet vijnë në shumë forma që duhen dënuar ashpër dhe qeveria e re duhet t’a ketë të qartë që të merret edhe me këtë çështje thelbësore.

Në pyetjen tonë se si do të komentonte këcënimet e kohëve të fundit ndaj pronarëve të mediave që me çdo kusht dhe pavarësisht pengesave po mundohen që opiniomin ta informojnë në kohë dhe në mëmyrë të paanëshme ai u shpreh:

“Kohëve të fundit kemi patur shumë raste të kërcënimeve sidomos në Zhurnal edhe nga përfaqësues komunash a ish funksionarë me të cilat nuk po merren seriozisht organet e drejtësisë.Personat që kërcënojnë dikënd duhet dënuar ashpër dhe aq më tepër një media që ka për synim të paraqes të vërtetën e shumë fenomeneve negative që ndodhin në Maqedoni por që fatkeqësisht dikujt kjo gjë nuk i konvenon sepse i zbulohen abuzimet që ka bërë dhe mosaftësinë për të drejtuar një institucion dhe ngjajshëm,” – ka përfunduar gazetari dhe analisti Urim Saliu.

I të njëjtit mendim është edhe gazetari dhe analisti tjetëe Brat Azizi i cili thotë se kërcënimet e kohëve të funit është një sinjal i keq dhe i rrezikshëm, jo vetëm për mediat por edhe për demokracinë në përgjithësi.

“Lirie shtypit ne një shoqëri demokratike është barometri kryesor I demokracisë. Pra demokracia e një vendi mund të matet me lirinë e shtypit dhe si pasojë e kësaj ne mund të konstatojmë se në çfarë niveli është demokracia tek ne. Kërcënimet fundit ndaj medies është një sinjal I keq dhe I rrezikshëm jo vetëm për mediet, por edhe për demokracinë ë e vendit. Mediet jo vetëm që kanë misionin për të informuar opinionin dhe për të krijuar mendim publik, por njëkohësisht janë ata që e përcjellin zërin e popullit tek të zgjedhurit e tyre. “, thotë gazetari dhe analisti Berat Azizi.

Ai madje shton se “Kërcënimet e fundit ndaj medieve që shkruajnë dhe informojnë opinionin në mënyrë objektive vinë si rezultat I mungesës së transparencës që kanë zyrtarët politik dhe drejtues të institucioneve të vendit përpara opinionit dhe qytetarëve. Së më shumë që kërcënohen mediet, ata gjithnjë e më shumë po bëhen më të fuqishme dhe më të besueshme kuptohet nëse mbështeten në fakte dhe argument e jo në trillime.”

Kurse sa i përket pyetjes se disa kryetarë komunash por edhe funksionarë të ndryshëm në vazhdimësi po i kërcënojnë mediat ai u përgjigj:

“ Në pyetjen se kryetarët e komunave dhe funksionar të ndryshëm kanë kërcënuar mediet, këtë unë e shoh si një frikë nga e vërteta dhe mungesa e transparencës. Jo vetëm kryetarët e komunave , por edhe zyrtarë të tjerë duke filluar nga posti më I ulët deri tek ministri e kanë për obligim llogarëidhënien jo vetëm para organeve drejtuese të partisë apo qeverisë, në radhë të parë para opinionit sepse në këtë mënyrë do të krijonin një besueshmëri. Kërcënimet ndaj medieve duhet të dënohen jo vetëm nga ndonjë subjekt politik, por nga të gjitha institucionet relevante. Nëse media ndikojnë në opinionin publik atëherë zyrtarët shtetëror duhet ta kenë të qartë se bashkëpunimi me mediet dhe transparenca janë në favor të tyre dhe kjo do të krijojë një opinion pozitiv për vetë ata drejtues. Në këtë rast janë funksionarët ata të cilët përfitojnë e jo mediet të cilat në kushte shumë të vështira ekonomike mundohen të krijojnë një opinion dhe të informojnë qytetarët për atë që ndodh në vendin tonë dhe më gjërë..

Por gjithashtu, ai thotë se edhe mediat duhet që të kenë kujdes gjatë raportimin dhe të jenë të paanëshme, madje në vendet demokratike njëanësimi i mediave nuk shpëton pa u sanksionuar.

“Në anën tjetër Mediet janë të pavarura dhe janë të lira për aq sa i përmbahen etikës dhe profesionalizimit dhe arrijnë t`i shmangen raportimit të njëanshëm. Dhunimi i kritereve profesionale dhe etike nga mediet, në shtetet demokratike nuk shpëton pa u sanksionuar. Janë ta rralla rastet kur mediet kanë shkelur lirinë dhe privatësinë e ndonjë funksionari sepse ata duhet të jenë të vetëdijshëm se janë persona publik dhe nuk mund të sillen si njerëzit e zakonshëm. Përgjegjësia e tyre para opinionit është parësore.”, ka përfunduar për Zhurnal, gazetari dhe analisti Berat Azizi.