Lëvizja 5 yje rezulton si partia e parë në Itali, pas zgjedhjeve të mbajtura dje, ndërsa koalicioni fitues është ai i udhëhequr nga Forza Italia. Partia Demokratike e Mateo Renzit ka marrë një rezultat zhgënjyes, që është pasuar nga dorëheqja e tij nga drejtimi i partisë.

Por si do të jetë konfigurimi i Parlamentit italian, Dhoms së Ulët dhe Senatit?

Lëvizja 5 yje është partia e parë: 235 vende në Dhomë dhe 114 në Senat.

Në nivel koalicioni është qendra e djathtë e drejtuar nga Forza Italia që do të ketë: 252 deputetë në Dhomë dhe 134 në Senat.

PD e Mateo Renzit do të ketë: 107 deputetë në Dhomë dhe 45 në Senat. E gjithë qendra e majtë si një e tërë do të kenë 115 deputetë dhe 51 senatorë.

Për të krijuar qeverinë një partie apo një koalicioni i duhet të paktën 316 deputetë në Dhomë dhe 158 në Senat, të cilat konsiderohen si numra magjikë për të patur shumicën absolute në të dy dhomat.

Por çfarë mund të ndodhë tani që asnjë prej koalicioneve ose partive nuk ka krijuar një shumicë për të qeverisur?