Vetëm disa ditë më parë, Fjolla Morina deklaroi publikisht se do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të re kirurgjike, për të përmirësuar pamjen e saj. Sot, këngëtarja e njohur e ka realizuar operacionin, i cili duket se ka dalë me sukses.
Të paktën kështu kuptohet nga videoja më e fundit që Fjolla ka postuar në Instagram. Teksa është ende në spital, Fjolla ka pozuar e buzëqeshur pranë mjekut që duket se ka kryer ndërhyrjen. Edhe pse në fytyrën e këngëtares kuptohet një farë sikleti, mjeku siguron që ajo është mirë.

Sidoqoftë, askush prej të dyve nuk ka treguar se cila ka qenë ndërhyrja që i është nënshtruar këngëtarja, ndonëse duket qartë që nuk është në fytyrë.