Njëra ndër këngëtaret e cila njihet për ndryshime të shpeshta që bën në flokët e saj, është Morena Taraku.
 
Morena në një fotografi të postuar në rrjetin Snapchat, shihet se ka ndryshuar stilin e flokëve.

Këngëtarja për një kohë  mbajti flokët më të shkurta, por si duket lakmia për t’i kthyer flokët e gjata e bëri atë t’i rrisë me shtesa.

Me flokë gjysmë të lidhura, këngëtares duket se po i përshtatej edhe ky stil i flokëve.

Morena një javë më pare ka lansuar projektin e ri të titulluar “INAT”.