1-1 në Torino dhe 2-0 ose 3-1 në Camp Nou në dobi të Barcelonës. Kështu do të përfundojn ndeshjet e çerekfinales në “Champions League” në mes Barcelonës dhe Juventusit, sipas legjendës së futbollit spanjol, Xavi Hernandes, raporton Lajmpress.

Në pyetjen e gazetarit të goal.com cilët lojtar nga Juventus do të kishe pasur dëshirë që t’i shohë në Barcelona, pa menduar shumë Xavi ka thënë se do ta kthente Dani Alvesin dhe do ta përforconte sulmin me Dybala-n.

Xavi ka folur edhe për ndeshjen e shumë pritur “El Classicon”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, do të luftohet në cdo pjesë të fushës. Fituesi i kësaj ndeshje do ta përcaktojë edhe fituesin e La Ligas”.