Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka mohuar deklaratat e tij për spastrim etnik ndaj serbëve.
 

Në seancën e Kuvendit ai ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe ka shtuar se ‘Beogradi duhet ta dij se do të marrë të njëjtën përgjigje si në vitin 1999 kur është fjala për Ramush Haradinajn’.

Deklaratën e tij të sotme serbët po e shohin si kërcënim të dytë.

Mediat serbe shkruajnë se vëllai i Ramush Haradinajt dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vazhduar me kërcënime ndaj serbëve.