Ja si ndikojnë luleshtrydhet në shëndetin tonë

Të shijshme e të bukura për t’u parë. Janë këto luleshtrydhet, të cila kanë dobi edhe në shëndet.

Duke qenë se përmban antioksidantë, ky frutë ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve si diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës. Por jo vetëm, ja cilat janë disa nga përfitimet që na sjellin luleshtrydhet:

Parandalojnë një sërë sëmundjesh

Një studim i realizuar nga Universiteti Politeknik në Spanjë, zbuloi se të hash gjysmë kg luleshtrydhe në ditë, automatikisht luftoni veprimin e radikaleve të lira dhe mbani trupin të shëndetshëm dhe në formë. Luleshtrydhet janë të dobishme edhe për trurin tonë, veçanërisht për kujtesën, falë acidit folik që parandalon dementian dhe alizemrën.

Na bëjnë më të bukur

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të bukura për t’u parë, por gjithashtu mund të na bëjnë edhe neve të dukemi më të bukur. Falë vitaminave C, A, B1 dhe B2, ato rigjenerojnë lëkurën, parandalojnë formimin e rrudhave si dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Mu nd të bëni një maskë me luleshtrydhe për fytyrën tuaj ose ta hani atë së bashku me kos.

Mbajnë trupin në formë

Luleshtrydhet përmbajnë shumë pak kalori dhe janë absolutisht dietike. Ky frutë djeg kaloritë, ndihmon për zhdukjen e celulitit dhe nxit metabolizmin e qelizave. Luleshtrydhet po ashtu përmbajnë fibra që parandalojnë kapsllëkun.