Raporte të ndryshme dhe spekulime thonë se Apple do të lansojë dy celularë të rinj, iPhone 7 dhe 7 Plus.

Është pothuajse e qartë se celularët e rinj do të duken shumë të ngjashëm me paraardhësit e tyre, iPhone 6S dhe 6S Plus.

Por, Apple do të fokusohet të përmirësojë softuerin dhe harduerin, në vend të estetikës.

Sipas analistit Chris Chang nga Nomura Securities, një nga përmirësimet që Apple është duke e planifikuar është se celularët do të sjellin stabilizimin optik të imazhit, transmeton Gazeta Express.

Kjo veçori i lejon përdoruesit që të kapin fotografi dhe video në kualitet të lartë, edhe në mjedise me dritë të dobët.

Gjithashtu, Chang thotë se Apple do të sjellë modulin e kamerave të dyfishta në këta celularë, kamera këto që do të prodhohen nga Samsung./Zëri/