Ministria e Brendshme vetëm pak ditë pas ngjarjeve të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte shpërblyer 900 pjesëtarë të policisë, duke përfshirë shumë njësite dhe inspektorë, shkruan Fokus.

Mes të shpërblyerve kanë përfituar edhe pjesëtarë të policisë, që aspak nuk kanë qenë në Kumanovë në ditët kur ndodhi përleshja, transmeton FOL.

Sipas javores Fokus, dy vjet pas kësaj ngjarje ende mbeten shumë mistere të pazbardhura, pasi që siç shkruhet të akuzuarit janë para dënimit, por ende në bankën e të akuzuarve nuk janë truri i operacionit apo ata që dyshohen për organizim.