Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni e nxorrën si befasi Lëvizjen BESA e cila arriti të marrë pesë mandate të deputetëve në legjislativë, njofton agjencia e lajmeve INA.Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja BESA në disa komuna ka dalë parti e parë duke sfiduar edhe Bashkimin Demokratik për Integrim dhe parti tjera shqiptare, të cilat ka kohë që janë pjesë e skenës politike.“Pritjet tona janë se do të fitojmë në komunat e banuara me shqiptarë. Rezultatet tona në zgjedhjet e fundit parlamentare e dëshmojnë këtë. Ndërsa tani jemi edhe më të përgatitur dhe të organizuar dhe të etabluar mirë në skenën politike”, deklaroi Zendeli.