Punonjësi i policisë i cili u vra në Paris u qëllua ndërsa një makinë u ndal në dritën e kuqe të semaforit, ku nga makina ka dalë sulmuesi dhe e ka qëlluar me armë.
 

Kjo ngjare u rrëfye nga një zyrtar i policisë në Twitter, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Një polic ka vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin në rrugë Champs-Elysees, njëri nga sulmuesit u vra gjithashtu, ka thënë një burim i Ministrisë së Brendshme.