Sipas një komunikate, Kryesia e Partisë për Prosperitet Demokratik pas rrumbullaksimit të konsultimeve më degët e saja e duke synuar mos shpërndarjen e votës shqiptare, vendosi që Kuvendit qendror ti propozojë si vijon:

PPD do të përkrah kandidaturën e “Lëvizjes Besa” për kryetar të qytetit të Tetovës dhe aktivistë të saj do të jenë pjesë e listës zgjedhore dhe shtabit zgjedhor të kësaj lëvizjeje;

PPD do të përkrah kandidaturën e Ziadin Selës për kryetar të qytetit të Strugës dhe aktivistë të saj do të jenë pjesë e listës dhe shtabit zgjedhor të Aleancës për shqiptarët;

PPD do të respektojë dhe mbështesë Marrëveshtjen për bashkëpunim midis PPD-së dhe “Aleancës për shqiptarët” nënshkruar nga zavendës-kryetari i PPD-së Hajredin Kaza dhe sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari për komunën e Gostivarit;

PPD do të përkrah kandidaturën për kryetar të komunës Çair të “Lëvizjes Besa” dhe aktivistë të saj do të jenë pjesë e listës dhe shtabit zgjedhor të “Lëvizjes Besa”;

PPD do të përkrah kandidaturën e Lëvizjes Besa për komunën e Zhelinës dhe aktivistë të saj do të jenë pjesë përbërëse e shtabit zgjedhor të kësaj lëvizjeje;

Në komunën e Sarajit PPD do të hartojë listë vetanake këshilltarësh dhe do të përkrah kandidatin për kryetar të ndonjë partie politike shqiptare sipas marrëveshtjes me ndonjë parti politike .

PPD ka formuar Grupin punues i cili do të kontaktojë partitë politike të sipërpërmendura për bisedime brendapartiake”, thekson komunikata.