Nga: Liridon RAMADANI

Sipas mendimit tim, Aleanca ka bërë tre gabime në hapa, si pasoj e të cilëve jemi në këtë situatë:

1. Humbja e zgjedhjeve lokale, si pasojë e përzgjedhjes së gabuar të kandidatëve dhe anashkalimi i shumë degëve në vendimëmarrje Kjo na dërgoi në debakël dhe i dha goditje të rëndë antarësisë.

2. Tentimi për rrëzimin e qeverisë, jo se nuk duhej rrëzuar kjo qeveri sa më parë, por në formën që tentuan dhe në rrethanat që ishin duke e ditur që jemi në një regjim dhe rezultati i asaj forme rrëzimi dihej. Shtoja kësaj që nuk ishte momentumi i duhur për Aleancën pas humbjes në zgjedhjet lokale dhe kjo në percepcionin publik nuk u prit aq mirë. Kjo ishte goditja e dytë për antarësinë, pasi disi ua forcoi mendimin se BDI-ja nuk mposhtet.

3. Kongresi, shkuarja në kongres pas këtyre dy goditjeve dhe me figurat e njëjta pa ndonjë ndryshim në koncept dhe pa ndonjë ndryshim të mirëfillt në organizim.

Për mendimin tim kongresi duhet të shtyhet, Aleanca ka nevoj për kohë për ta rrimar veten nga këta goditje, i duhet kohë të reflektoj, i duhet kohë të ngrisë entuziazëm në anëtarësi, pastaj dhe të gjej forcën të bëjë reformat radikale që janë të domosdoshme./fol