Kryetari i partisë GROM, Stevço Jakimovski ka theksuar se në rast se zgjedhjet nuk do të mbahen më 5 qershor, atëherë sipas tij, populli do të  dal në rrugë.

“Lidhur me datën e zgjedhjeve, nëse më 5 qershor nuk mbahen zgjedhjet, do të intensifikohen tensionet dhe qytetarët do të dalin në rrugë. Nuk ka hapësirë askush që të kalkulojë me numra në listën zgjedhore, për shkak se ata që po shtyejnë listën zgjedhore, nuk kanë më ku të ikin”, deklaroi Jakimovski. Ai tha se është çudi se si LSDM në pesë cikle zgjedhore nuk kishte hasur parregullsi.