Sot, besimtarët Katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë Pashkët. Në Shqipëri, në katedralet dhe kishat do të  do të zhvillohen dy mesha: Një në orën 11:00 dhe tjetra në orën 18:00.

Ndërsa sot në Vatikan, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku do të kryesojë Meshën e ditës, në orën 10.00, e pas saj, në orën 12.00, mesazhi “Urbi et Orbi”, drejtuar Romës dhe Botës si dhe Bekimin Apostolik.

Kulmi i Pashkës ishte e shtuna që kaloi, kur u thye nata e heshtjes dhe e lutjes së Kishës në atë që quhet e Shtuna e Madhe. Dita e Zotit në varr. Dita e heshtjes së Zotit. Papa e kujtoi kështu këtë heshtje:

“Zoti hesht, por për dashuri. Në këtë ditë dashuria e heshtur bëhet pritje e jetës në ringjallje. Ta mendojmë thellë të Shtunën  e Madhe! Do të na bëjë mirë ta meditojmë heshtjen e Zojës së Bekuar, ‘besimtares’, në pritje të Ngjalljes. Zoja duhet të jetë për ne, ikona e kësaj së Shtune të Madhe. Ta mendojmë si e jetoi Nëna e shenjtë këtë të Shtunë, në pritje. Me dashuri, që nuk di të dyshojë, por që shpreson në fjalën e Zotit. Shpreson e pret të bëhet dita e ndritshme e Pashkëve”.