Në rrezik siguria e shtetit, janë hakeruar edhe llogari të Shtëpisë së Bardhë, policisë e FBI Mes viktimave të sulmit të piratëve të internetit janë edhe 150 mijë nëpunës të administratës amerikane. TechSot.al ka mësuar se mes tyre janë dhe punonjës të administratës në Shtëpinë e Bardhë, ushtarë, agjentë të CIA-s e NSA-së, gra të FBI-së. Lajmi është publikuar nga mediat amerikane.
Yahoo padyshim po perballet me mosbesimin e publikut fal nje hakimi qe zu vend ne shtator , por tani po po flitet per nje tjeter hakim i cili mendohet te kete zene vend qe ne 2013.

Per kete hakim , Yahoo nuk ka thene asgje , edhe pse mbi 1 bilion llogari jane hakuar.
Yahoo pretendon se informacion qe jane hakuar nga llogarite e perdoruesve perfshijne emra, adresa emaili , numra telefoni , data te lindjeve , passworde madje dhe pergjigje te pyetjeve te sigurise .
Per momentin nuk dihet sesi ka ndodhur ky hakim , gjithashtu nuk dihet se pse u desh kaq shume kohe qe te zbulohej kjo gje .
Vete Yahoo shprehet se nuk e dinte per kete hakimin e hershem , deri ne momentin qe u be investigimi per hakimin ne shtator.
Por mbetet pyetja se si ka mundesi qe Yahoo nuk e ka kuptuar nje hakim te kesaj shkalle.
Kompania u tregua e shpejt te tregonte se sipas investigimit te tyre , asnje password, ose te dhena te llogarive bankare nuk ishte marre.
Yahoo shtoi se do te njoftoje cdo kend qe mendon se mund te jete ndikuar nga ky hakim dhe beson se pyetjet e sigurise dhe pergjigjet jane bere invalid.
Ne qofte se mendoni se llogaria juaj mund te jete e prekur , Yahoo sugjeron qe te rishikoni llogarine tuaj per ndonje aktivitet te cuditshem.
Per fat te keq te perdoruesve , ky nuk eshte hakimi i vetem qe i eshte bere kompanise. Ne shtator , u zbulua nje hakim i sponsorizuar nga shteti i cili mblodhi informata nga 500 milion llogari.