Janë regjistruar 218 kundërvajtje lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot apeloi deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.