Shefi i shtabit zgjedhor nga Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari në një prononcim për Agjencinë e lajmeve INA thotë se shumë shpejt do të dorëzojnë ankesa deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe atë për disa vendvotime në Dollnen, Pllasnicë, Manastir dhe Kërçovë.

“Stafi juridk dhe teknik brenda shtabit tonë janë duke përgatitur materialet për ankesa në KSHZ. Është çështje orësh kur do t’i dërgojmë. Kemi raste eklatante kur një njeri ka votuar deri në dhjetë hërë për anëtar të familjes së tij. Kjo avari ka ndodh nga ora 19 deri në mbylljen e votimeve, dhe ka sjell rezultate me dallime të mëdha, 2200 vota me 200 në Dollnen , në Pllasnicë 2000 me 100, dhe shumë raste të tilla”, tha Arben Taravari.

Ai më tej shton se nëse bëhet regjistrimi i popullsisë që sot, dhe nëse dalin më shumë njerëz se sa ka votues BDI është në gjendje siç thotë Taravari ta lë politikën menjëherë.

“Përsëritet e njejta si në Kërçovë, ku dallimi është aq i madh sa nuke kap logjika e shëndoshë. Në Manastir ka vendvotime ku ka pak votues të regjistruar shqiptar, ka qindar vota për BDI me çka dyshohet për maliverzime të mëdha. Si në njësinë e pestë si në të gjashtën këto vota ndikojnë në rezulttain përfundimtar. Dhunimi i votws që BDI e përsërit në çdo cikël zgjedhor është shenjë se sa larg demokracisë jemi si vend “, theksoi Arben Taravari. Ai kujtoi së BDI, gjegjësisht për zyrtar të lartë të saj ka vendime gjyqësore për vjedhje të votës së lirë.
(INA)