Të gjitha informacionet e nevojshme shtesë për rastin “Reket”, do t’i dërgohen Këshillit të Prokurorëve Publik, pa rrezikuar hetimin, konfirmoi për Alsat Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Ljubomir Jovevski. Dje prokuroria i dërgoi një raport zyrtar Këshillit në lidhje me zhvillimin e rastit Reket, por nga këshilli thanë se informacionet ishin të jo të plota. Për çështjen nëse shefja e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska do të marrë pjesë personalisht në seancën me kërkesë të Këshillit, Jovevski thotë se për këtë do të konsultohen më tej.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Këshillin për verifikim të fakteve dhe do të sigurojmë qasje në të dhënat nga hetimi i deritanishëm, që janë të rëndësisë së veçantë dhe për të cilat Këshilli do të vlerësojë se janë të nevojshme pa rrezikuar hetimin. Nëse prokurorja Ruskovska e cila udhëheq me rastin do të marrë pjesë në seancën e Këshillit, këtë do ta dakordojmë me Këshillin, se si do të sigurojmë që Këshilli të informohet plotësisht për ngjarjen specifike penale-juridike. “Nuk prisja deklaratë të këtillë nga një kryeministër që angazhohet për demokraci, tolerancë ndaj dallimeve në shoqëri dhe sidomos për lirinë e shprehjes dhe mendimit – deklaroi Ljubomir Jovevski, Prokuror Publik Shtetëror.

Për t’u shkarkuar Katica Janeva, është e nevojshme që raporti nga Këshilli i Prokurorëve Publikë të dërgohet në adresën e Kuvendit, i cili do të duhet ta miratojë propozimin zyrtar të shkarkimit nga puna në një seancë plenare me shumicën e 2/3. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Prokurorëve Publik. Dhe përderisa pritet se cili do të jetë rezultati i shkarkimit, raportohet për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Janevës në Shutkë. Ajo po merr antidepresantë për qetësim dhe ka një problem të tensionit të gjakut. Raportohet se gjendja e Janevës monitorohet çdo ditë, ndërsa sot ajo është kontrolluar nga mjekët e ndihmës së shpejtë sepse mjeku i burgut gjatë fundjavës nuk punon.