Nga PSP për ‘A1on’ vërteton se Katica Janeva nga burgu i Shuto Orizares ka dhënë urdhër që të gjitha hetimet dhe procedurat parahetimore për tre ditë të barten në Prokurorinë Publike.

Bëhet fjalë për autorizimin me çka prokurorët janë kompetent që për tre ditë t’i dorëzojnë hetimet dhe procedurat parahetimore në Prokurorinë e rregullt.

Për urdhrin e Janevës duhet të vendos kolegjiumi i PSP-së.

Ndryshe, Katica Janeva është e dyshuara e tretë për aferën ‘Haraçi’ ndërsa pas arrestimit të Boki Jovanvoskit dhe Zoran Milevski aj tha dorëheqje. Deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ajo mbetet ushtrues detyre edhepse në Kuvend ka procedurë për shkarkimin e saj.