Shefja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Deutsche Welle” ku ka theksuar se puna e saj është të hetojnë dhe të ngrisin aktpadi për funkcionerët e lartë shtetërore, por në fund për ata vendos gjyqi.

“Ne hetojmë audio-incizimet për shpërdorimit e detyrave zyrtare, por në fund vendos Gjykata,” përcjell botasot.info deklaratën e Janevës. “Detyra jonë është t’u tregojmë funkcionarëve të shtetit se të gjithë janë të barabartë përpara drejtësisë.”

Deutsche Welle në fund thekson se shumë maqedonas presin që qeveria e re me LSDM të çlirojë shtetin e kapur nga krimi dhe korrupcioni./Bota sot(Fitim Dika)