Këshilli i prokurorëve publik sot do ta rishikojë raportin e punës së PSP. Në seancë është ftuar të merr pjesë edhe prokurorja Katica Janeva.

Pas përfundimit të seancës pritet që Shteriev dhe Janeva të japin deklaratë për media.

Kryetari i ri i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjev, pranoi se deri tani ka pasur probleme në komunikim me PSP, madje në disa situata edhe pengesa./Telegrafi/