Gjykata Penale sot vendosi që Gordana Jankulloska, e cila është e akuzuar për rastin “Target-Fortresa”, të gjykohet ndaras nga të akuzuarit tjerë.

Prokuroria Speciale kërkoi që ajo të gjykohet veçmas për shkak të efikasitetit të procedurës, pasi Jankulloska është shtatzënë.

Lençe Ristoska tha se duke u bazuar në gjendjen shëndetësore të Jankulloskës, ajo nuk do të jetë në gjendje të merr pjesë një periudhë të gjatë në seanca dhe tha se janë përmbushur të gjitha kushtet që ajo të gjykohet ndaras.

Përveç Jankulloskës, në këtë rast ta akuzuar janë edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete Sasho Mijallkov, ish-ministri i kabinetit Toni Jakimovski, si dhe Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët për momentin janë të burgosur në Greqi, pasi kërkesa për ekstradimin e tyre në Maqedoni është refuzuar.