Gordana Jankulloska, ish-ministrja e punëve të brendshme, para gjygjit tha se dyshonte në hetimet e PSP-së në lëndën “Tanku” sepse menaxheri që ka kryer ekspertizën është Dimitar Buzlleski dhe eksperti është Tale Geramitcioski, që kanë patur funksione të larta politike në SDSM-ës, parti e cila është kundërshtare e drejtpërdrejtë e OBRM-PDUKM-së.

Jankulloska u ankua se nuk kanë patur mundësi për të marrë pjesë me një ekspert teknik mbi ekspertizën dhe për të bërë vërejtjet në raportin e ekspertit.

Bëhet fjalë për ekspertizë ekonominko- financiare dhe për ekspertizë komunikacioni dhe teknike.

Në rastin” Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Jankullvska dhe ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen “Mercedes” luksoz prej 600 mijë eurosh. Avokati i Popovskit sot kërkoi të bashkojë procedurat për “300” për blerjen e automjeteve në MPB dhe për “Tanku”.