Procesi kundër ish ministres Gordana Jankullovska do të zhvillohet në procedurë të veçantë, në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale lidhur me blerjen e mercedesit luksoz qeveritar. Gjykata sot e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike që të ndahet procedura, pasi që Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotme, transmeton Gazeta Lajm.

Jankullovska so nuk erdhi në gjykim, kurse mbrojtja e saj dorëzoi vërtetim mjekësor se ajo ka shtatëzani të rrezikshme.