Gjashtë zëdhënëset e Agim Nuhiut i cili i emëroi me 8 mars të këtij viti, siç duket më shumë pushojnë se sa punojnë. Edhe pse mediat shqiptare thurën lavde për policinë e Maqedonisë e cila flet shqip sic duket ishte vetëm një mashtrim nga MPB-ja dhe SPB-të ku janë këto zëdhënëse.

Në SPB-në e Tetovës, zëdhënësi i fuqishim maqedonas Marjan Josifoski një ditë e dërgoi një raport në gjuhën shqipe dhe prej atë ditë nuk është parë asnjë informacion në gjuhën shqipe edhe pse këta zëdhënëse e kanë për detyrë që të informojnë publikin në gjuhën shqipe. Ende nuk dihet se çka bëjnë
gjashtë zëdhënset e Agim Nuhiut.

Ndryshe ligjii gjuhëve kaloi në Kuvendin e Maqedonisë ku pritet tani të zbatohet në praktikë./TetovaSot/