Ish ministrja e MPB-së Gordana Jankuloska, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rreth lëndës hetimore ”Tanku”, për blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro.

Jankuloska konsideron se PSP-ja ka tentuar që ta tërheq vëmendjen përmes hapjes së lëndëve të reja hetimore pa ndonjë argument, duke plotësuar kështu dëshirat dhe porositë e LSDM-së.

Më tej, Jankuloska thotë se PSP-ja mund të nisë miliona hetime të paramenduara dhe pa ndonjë dëshmi apo argument, por kjo nuk do t’i bëjë të vërteta, gënjeshtrat e tyre dhe nuk do ta mbulojë lidhjen e mirë të tyre me LSDM-në, e as që do të kompenzojë mungesën e kapaciteteve profesionale, besueshmërinë morale dhe integritetin mjaft problematik të Katica Janevës dhe ekipit të saj partiak në PSP.