Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në intervistën e tij për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se “nuk do të ketë zgjedhje në qershor”.

“S’do të ketë zgjedhje në qershor. Si do ta bëjnë një gjë të tillë. Mendoni ju se Talat Xhaferi do të nënshkruajë vendim që është në kundërshtim të ligjit për datë për zgjedhje. Kush do t’ua vërtetojë datën e zgjedhjeve. Si do ta bëjnë? Është e pamundur”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse ka datë për zgjedhje pa konsultim dhe a konsensus me OBRM-PDUKN-në, a do të shqyrtohet opsioni për bojkotim të zgjedhjeve, Janushev thotë:

“Të gjithë mundësitë shqyrtohen, por unë sinqerisht besoj se nuk do të ndodhë dhe se do të gjendet një mënyrë me konsensus të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Janushev./