Në 14 shkurt, ndërsa të gjithë çiftet duan njëri-tjetrin, ju doni veten tuaj. Kujdesuni për veten! Të jesh vetëm në ditën e Shën Valentinit nuk do të thotë të jesh një Bridget Jones e dështuar dhe e dekurajuar. Në fund të fundit Bridget nuk i shkoi dhe aq keq …

Ja çfarë mund të bëni për ti dhënë pak ritëm këtij Shën Valentini, si “single”:

Flluska sapuni, një vaskë plot dhe një playlist me këngët e preferuara. Organizoni një SPA në shtëpi dhe kthejeni ditën e Shën Valentinit në një mbrëmje relaksi për t’ju kushtuar vetes. Hapni një shampanjë dhe zgjidhni esencat më flagrante të sapunit ose shampove. Dhe mos harroni të porosisni darkën për ta sjellë në shtëpi para se të hyni në vaskë.
Dilni për darkë. Me shoqen tuaj të ngushtë, është mënyra më e mirë për tu hakmarrë ndaj ditës së Shën Valentinit. Epoka në të cilën gratë janë të obsesionuara me idenë e martesës ka mbaruar. Të jesh single, jo vetëm që ëhstë bukur, por ndonjëherë është e domosdoshme. Nuk është e thënë që në Shën Valentin është nevoja për një të dashur, gjithashtu mund ta kalosh mirë me një shoqe.
Po sikur të gatuani vet? Lini mënjanë këpucët me taka që do të kishit mbathur për një darkë elegante, eksperimentoni një recetë të re në kuzhinë, ndoshta duke e shoqëruar me një gotë verë të kuqe; gjëja pozitive është që mund të gatuani në qetësi absolute, pa ankthin që duhet të bëni figurë të mirë, patjetër. Edhe nëse pjata nuk del mirë, vetëm ju e dini atë.
Shko në kinema vetëm. Mos mendoni se të gjithë ju shohin nëse shkoni në kinema vetëm, është një klishe e atyre që kurrë nuk kanë provuar me të vërtetë! Pra, mos u stepni dhe bëni diçka që i shton dhe i jep vlerë mbrëmjes. Një film i bukur me siguri do t’ju bëjë mirë.
Mund të shikoni telenovelat në tv. Kush tha se duke bërë një maratonë televizive të telenovelave është dëshpëruese? Ndoshta mund të jap kënaqësi shumë më tepër se një i dashur .
Për Shën Valentin dashuroni veten tuaj. Dita e Shën Valentinit është festa e dashurisë? E pra, dashuroni veten dhe bëni atë që ju pëlqen më shumë. Kjo ka kuptim shumë më tepër sesa një mbrëmje romantike e organizuar vetëm sepse “duhet bërë”.