Këngëtarja e njohur me famë botërore, Jessie J ka habitur të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo ka postuar foto me këngëtarin e njohur Albert Stanaj, i cili po tregon shumë sukses në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.

Sipër imazheve të postuara në Instagram, këngëtarja e ka quajtur atë ‘makineri’, duke u shprehur entuziaste për takimin me Stanaj.

Imazhet e përbashkëta të Jessie J dhe Sanaj morën komente dhe pëlqime pambarim nga ana e ndjekësve të saj.