Drejtoria e shkollës fillore “Naim Frashëri” f.Studeniçan / f.Moranë reagon ndaj shfrytëzimit të oborit të shkollës për ahengje, ku siç thuhet persona të papërgjegjshëm pa lejën e drejtorit të shkollës kanë bërë një veprim i cili dëmton imazhin e shkollës si institucion edukativoarsimor.

“Njoftojmë prindërit dhe opinionin e gjerë se personat në fjalë kan marë leje vetëm nga kryetari i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku nga ana e cilit nuk është konsulltua drejtori i shkollës dhe na si drejtori e shkollës nuk do të lejojmë që në të ardhmën të bëhet keqpërdorimi I hapësirave të shkollës.”, thekson për INA drejtoria e kësaj shkolle.

Më tej theksohet se shkolla është institucion i shenjtë dhe nuk guxon askush ta keqpërdor për qëllime të ndryshme. (INA)