Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ka njoftuar sot për disa rregulla të reja që ka marrë qeveria, në lidhje me situatën e koronavirusit. As në shtëpi, nuk do të ketë më grupime njerëzish me më shumë se 6 persona. Për shembull, një familje me 5 anëtarë, mund të takojë në të njëjtën shtëpi, vetëm një person tjetër.

Ai thotë nëse ka një familje ku më shumë se gjashtë njerëz jetojnë së bashku padyshim që ai grup do të lejohet të qëndrojë së bashku.

Pra në asnjë vend, nuk do të ketë më grupime më shumë se 6 persona, vetëm në disa raste shumë specifike, siç janë pagëzimet apo funeralet.

Po kështu në lidhje me testet, ai u shpreh se testimi do të vlejë vetëm për ata që kanë simptoma të koronavirusit./fol