Kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviç ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç të reagojnë ndaj sjelljes së ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç dhe deklarimeve të tij për ndarjen e Kosovës.
“Partia Liberal Demokratike kërkon që qeveria t’i vë një fashë në gojë ministrit të saj, dhe kështu të ndalojë promovimin e ndarjes së Kosovës, që sjell idenë e ndarjes së Serbisë jugore, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë, dhe së fundmi Vojvodinës dhe Sanxhakut”, ka thënë Jovanoviç në një deklaratë drejtuar mediave serbe, përcjell Konica.al.
Ai ka shtuar se është e kotë të besohet në dialog dhe marrëveshje ndërkohë që Daçiç promovon idetë e viteve nëntëdhjetë.
Nëse ata nuk janë të aftë për ta heshtur promovuesin e ideve të viteve nëntëdhjetë, ka pyetur Jovanoviç, ata do të jenë ata të aftë të na bindin se ata janë seriozë në qëllimin për ta ngritur vendin nga gërmadhat e përgjakshme në të cilat përfunduam mu për shkak të politikave të njëjta.
Vlen të nënvizojmë se Çedomir Jovanoviç dhe partia e tij janë ndër të vetmit në skenën politike në Serbi që kritikojnë politikën zyrtare dhe kërkojnë pranimin e realitetit të Kosovës së pavarur.