Disa të burgosur shqiptarë në burgun e Shtipit ankohen për diskriminim etnik.

Sipas tyre liritë që i gëzojnë maqedonasit që vuajnë dënimin në burg nuk i gëzojnë edhe të burgosurit shqiptarë.

Të burgosurit shqiptarë kanë dërguar ankesat e tyre në redaksinë e albeu.com për faktin se askush nuk interesohet për problemet e tyre.

“Në burgun e Shtipit, të gjitha eksperimentet dhe përfitimet personale që i bëjnë kryesia e burgut, i bëjnë me shqiptarët dhe në emër të shqiptarëve.

Një grup që vuajmë dënimin në emër të “luftimit të terrorizmit”, po na shkelen të drejtat elementare që na takojnë.

Na takon vikendi dhe disa tretmane pasi që e kemi mbajtur 1/3 të dënimit, duke mos pasur asnjë masë disciplinore, nuk na japin asgjë “për shkaqe sigurie”, ndërkohë pedofilat maqedonas që kanë dhunuar fëmijë, lirohen pa asnjë kusht, shkojnë dhe vijnë, vetëm e vetëm pse janë maqedonas.

Maqedonasit lëje që shkojnë në vikend, por u japin edhe “pushime vjetore”, pedofilëve dhe vrasësve.

Terrori psiqik ndaj neve nuk është ndalur as edhe një ditë.

Nuk e di pse asnjë institucion nuk interesohet për problemin tonë?

Greva e urisë nuk na ikë, nëse brenda disa ditëve nuk na japin atë që na takon.

Nuk e kërkojmë të huajën, por tonën”, shprehen nga burgu i Shtipit.

“Po na shkelen të drejtat elementare. Pedofilat me përkatësi etnike maqedonase që vuajnë burgun këtu lirohen pa kusht. Terrori psiqik është i padurueshëm. Ne kemi të drejtën e uikendit por nuk na japin, mirëpo vrasësve dhe pedofilëve të etnisë tjetër po u japin edhe pushime vjetore”, thotë grupi i të burgosurve shqiptarë në Shtip.

Nëse vazhdon kjo gjendje të burgosurit shqiptarë paralajmërojnë grevë urie.