Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klood Junker, pas kthimit nga turneu i Ballkanit Perëndimor, për Euronjuz deklaroi se BE-ja nuk kryen presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit.

“Presioni nuk është mjet të cilin duhet ta përdorim. I inkurajojmë Greqinë dhe IRJM-në për të gjetur zgjidhje për çështjen për emrin, janë të angazhuar në negociata, ne nuk duhet të intervenojmë”, thotë Junker.

Ai refuzoi të përgjigjet edhe në pyetjen e gazetares për atë nëse është e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën. /Fol/