Federico Bernardeschi, për shkak të një problemi muskulor të pësuar në grumbullimin me kombëtaren, i është nënshtruar testeve në J|Medical, që kanë zbuluar “një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi.

“Pas 15 ditësh do t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër”, lexohet në komunikatën e Juventus-it.

Në këtë pikë, Bernardeschi rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sampdoria-s.