Juventusi dhe Roma thuhet se po përgatitet për të shkëmbyer disa lojtarë në këtë afat kalimtar veror.

Zonja e Vjetër është e interesuar në disa anëtarë të Giallorossëve, derisa këta të fundit janë të gatshëm të hyjnë në bisedime.

Në këto bisedime, do të jenë edhe lojtarë si – Daniele Rugani, Justin Kluivert, Cengiz Under, Rolando Mandragora dhe Bryan Cristante.

Roma pëlqen lojtarët e ofruar nga rivali i tyre nga Serie A, mirëpo që tentojnë të fitojnë edhe një shumë të parave.

Raportohet se romakët mund të fitojnë deri në 50 milionë euro nga Juventusi për të finalizuar marrëveshjet. /Telegrafi/