Mateo Kovacic duket shumë pranë rikthimit në Serie A, por këtë herë te kampionët në fuqi, Juventusi.

Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Max Allegri dhe drejtuesit e klubit bardhezi janë angazhuar për t’i plotësuar dëshirën trajnerit .

Mediat spanjolle shkruajnë se Juventusi i ka kërkuar informacione Real Madridit për Kovacicin.

Juve është e gatshme ta marr si huazim me detyrim blerje në verën e vitit 2018.

Allegri e shikon lojtarin si futbollistin e duhur për të luajtur bashkë me Pjanicin.

Hapësira e pakta te Reali mund të bëjnë që lojtari të mendojë largimin.

Transferimi mund të përfundojë për 45 deri në 50 milionë euro.