Sot në orët e paraditës, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjecare , Sali Selimi-Kryetar I Organizatës “El-Hilal” dega në Gostivar.

Sali Selimi do të mbahet mend për veprimtarinë e tij të bujshme për cështjen kombëtare shqiptare, kontributin e dhënë në sferën e arsimit, fillimisht nëpër shkollat e ndryshme të fshatrave, e më vonë edhe si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gostivarit .

20 vite ka punuar edhe në Komunën e Gostivarit ndërsa periudhën pas pensionimit e kaloi duke qenë kryetar I OH “El-Hilal” dega në Gostivar, pozicion ky që I mundësoi të prek nga afër hallet e familjeve nevojtare, të cilave ju ka dalur në ndihmë gjithnjë.

Varrimi I të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.