Bllokimi i punës ne aeroportin e Rinasit u bë pjesë e fushatës elektorale edhe e liderit të opozitës.

Nga Lushnja, Lulzim Basha për të dytën herë bëri përgjegjës Edi Ramën për situatën e krijuar.

“Zgjedhja e 25 prillit është fare e thjeshtë. 8 vite me radhë lushnjarët u varfëruan, çmimet janë rritur, vendet e punës janë mbyllur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi për këtë dështim vjen dhe edhe kërkon edhe katër vite të tjera. Dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, dështim në arsim, dështim në gjithçka. Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh”.

Ndalesa e radhës e kryedemokratit ishte Divjaka, ku u zotua për anulimin e moratoriumit të gjuetisë.

“Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet”.

Beteja e kësaj fushate nuk është vetëm per elektoratin gri, por edhe të rinjtë.