Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se posti partiak nuk është i rëndësishëm për të, pasi sipas saj, posti të jep fuqi, mirëpo atë fuqi duhet shfrytëzuar për të punuar dhe arritur bindjet e veta.

Për mundësinë që ajo të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo ka thënë se shpejtë do të dalë me një qëndrim zyrtar.

“Përcaktimi se ku do të shkoj do të jetë aty ku më ofrohet mundësia t’i arrij bindjet e mija”, ka thënë ajo në “Rubikon” të KTV-së.