“Do të doja të shpreh kënaqësinë time për përzgjedhjen e prokurorit special, si edhe për arritjen e marrëveshjes për ligjin për Prokurori Speciale. Gjithashtu do të doja të them se figura që është zgjedhur të jetë prokurore speciale, është profesionale, ka trajnime ndërkombëtare, në Amerikë, Itali dhe shtete të tjera. Dhe e cila , duke u bazuar në arritjet e saj në aspektin profesional, tregon se bëhet fjalë për figurë profesionale”, u shpreh Nikolla Gruevski, Kryeministër i RM.

Kështu kishte fol më 28 dhjetor për Katica Janevën dhe vartësit e saj që do të vinin, atëbotë kryeministri Nikola Gruevski. Por tre muaj më vonë, situata është krejt ndryshe.

Madje edhe për vet Gruevskin, i cili tani nuk është më në postin e shefit të qeverisë.

E me këtë edhe diskursi i tij politik, dhe vlerësimi që ka tani për prokuroren speciale dhe punën që bënë.

“Mendoj se pas leksionit që do të vijë pas zgjedhjeve , që do të vijë pas zgjedhjeve , nëpërmjet votimit masiv gjithë popullor, do të kalojë një kohë e gjatë që t’i shkojë ndërmend ndonjë politikani të tentojë të vijë në pushtet me mashtrime, duke bashkëpunuar me shërbime informative të huaja; me kriminel; falsifikator; me Çausha, me Van hojta; me Katica dhe shitës të mjegullave”, tha Gruevski.

Por, një nga prokuroret e ekipit të Janevës, thotë se nuk është vetëm presioni publik dhe politik, që ndikon në punën e tyre.

Fatime Fetai thotë për televizionin 21 se shoqëria si e tillë, ku mashkulli dominon në pozitat udhëheqëse, është sfidë në vete.

Mirëpo, siç thotë ajo, pavarësisht të gjitha sfidave që ka ekipi i Prokurorisë Speciale, punën do ta çojë deri në fund.

“Nuk është lehtë. Domethënë vendi ku jetojmë dhe me njerëzit që na rrethojnë dhe me pozitën që e kanë pasur femrat deri tani, të dalësh dhe të luftosh në këtë mënyrë, por unë besoj se do t’ia dalim”, tha Fatime Fetai, Prokurore Publike.

Në vlerësim nuk dallon as kolegi e saj, Lençe Ristoska. Për TV21 ajo thotë se përkushtimi i tyre është më i madh sesa trysnia që mund të vije nga jashtë.

“Për sa kohë që do jeni profesional dhe të përkushtuar besoj se çdokush çdoherë do të mund ta gjejë rrugën për të arritur sukses”, tha Lençe Ristoska, Prokurore Publike.

Prokuroria Publike Speciale është rezultat i marrëveshjes politikes mes katër hisedarëve të marrëveshjes së Përzhinës, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Liderët e këtyre partive, janë pajtuar që ky institucion të hetojë të gjitha dyshimet që dalin nga afera e përgjimeve. Për shkak të presionit publik dhe politik që po i bëhet ekipit të prokurorëve që punojnë me Katica Janevën, ministria e brendshme iu ka ofruar atyre mbrojtje të afërt.

https://youtu.be/QXoq4ldjnUg