Kadri Veseli, nën përcjelljen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ka arritut në shtëpinë e tij në Bair të Mitrovicës ku është hapur e pamja për babain e tij.Klan Kosova merr vesh se ai është lejuar që të futet brenda shtëpisë së tij, por nuk është lejuar që të shkojë te tenda ku po priten familjarët dhe të gjithë të tjerët që shkojnë për ngushëllimë për babait e tij Fazli Veselin që vdiq të mërkurën.
Ai është liruar me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara, ku mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që të jetë pranë familjes pas vdekjes së babait.