Moti i ligë në Maqedoni ka shkaktuar rritjen e numrit të të prekurve nga gripi, probleme në komunikacion, bllokime rrugësh. Në temperatura kaq të ulëta, në kopshtin zoologjik të Shkupit, ka një situatë të dyfishtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa kafshë kënaqen në dëborë, kurse të tjerat qëndrojnë në strehimoret e ngrohta. Përgjegjësit vazhdojnë përkujdesjen sipas programit të tyre, duke i ushqyer me prodhime të shëndetshme dhe me vitamina./Telegrafi/