Sot para Ambasadës franceze në Shkup është zhvilluar protestë në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javë më parë u arrestua në Francë.

Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku mes tyre kishte edhe artist të estradës, politikan, profesorë dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.

Protesta sapo ka përfunduar , ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e komandantit dhe drejtësi për shqiptarët kudo që ata gjinden, dhe se do ta kenë mbështetjen e tyre në çdo rast.

Protesta u organizua nga Këshilli Organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.

Rikujtojmë se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Sërbia.