Në Tetovë, gjatë këtij viti kanë ndodhur 54 fatkeqësi komunikacioni, edhe atë të shkaktuara nga kafshët në rrugë, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Fol.

Numri më i madh i aksidenteve janë nga pjesa e Tetovës, edhe atë Gostivar-Tetovë-Shkup. Fatmirësisht në aksidente nuk ka pasur të vdekur apo të lënduar seriozisht. Në çdo aksident, ka pasur dëm material prej 10 deri 40 mijë denarë, varësisht nga automjeti. Më së shumti nga aksidentet, pasojë ka qenë moskontrollimi i lëvizjes, më së shumti nga qentë endacak. Fatkeqësi të tilla kanë sjellë edhe mbytjen e shumë kafshëve.

Nga SPB Tetovë bëjnë thirrje që vozitësit të kenë vëmendje maksimale gjatë vozitjes dhe të përshtatin shpejtësinë gjatë vozitjes. /Fol/