Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Kosovës dje në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme të luftojë “për atë që është e jona”.

“Derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona, kjo e jona nuk është dhe nuk do të jetë e humbur dhe derisa të jemi të gatshëm të luftojmë kurrë nuk do të jemi të mposhtur”, tha Gjuriq në një tubim në Mitrovicë të Veriut të mërkurën në shënim të një dite fetare me serbët lokalë.

“Nga këtu nga Mitrovica e Kosovës do të dua që gjithë Serbia të dëgjojë jemi të gatshëm të luftojmë pasi këtu ne jemi tanët në tonën”, shtoi Gjuriq.

Serbia dhe Kosova për më shumë se gjashtë vjet janë në një proces dialogu për “normalizim të marrëdhënieve” të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.