Edhe pse nga media të caktuara u liferua lajmi se gjatë ditës së sotme pritet të merret vendimi i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët lidhur me koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, megjithatë edhe sot nuk do të ketë vendim të tillë, përcjell fol.mk.
Burime të besueshme brenda Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se kryesia Qendrore ka ftuar mbledhje në të cilën pritet që përveç temave të, aktualitetit politik, përgatitjeve për zgjedhje dhe finalizimit të programit zgjedhor, sigurisht të diskutohet edhe për vendimin për koalicionin eventual dy palësh nëse konstatohet se koalicioni trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, do të rezultonte i pamundur.
Nga ajo që bëhet e ditur, sigurisht se sot nuk do të ketë vendim për koalicionim dypalësh sepse faktorë me relevancë nga rajoni u kanë sugjeruar krerëve të ASH-së, që të mos nguten dhe të provojnë një formulë të re që do ishte me ndryshe e që ndoshta do të ishte e pranueshme edhe për du subjektet që nuk e durojnë njëri tjetrin. Formulë kjo e ngjashme me idenë e propozuar nga opinionist vendorë, që si zgjidhje për dalje nga ky ngërç kishin propozuar një koalicion të tipit MIX, që si ide parasheh koalicione të veçanta me të dyja partitë në zona zgjedhore të veçanta ku secila nga partitë do të kishte shtrirjen më të madhe.

Sidoqoftë, edhe pse koha ecën me shpejtësi, nga Aleanca thonë se ka ende shpresë për një koalicion trepalësh dhe se nga kjo parti do të bëjnë maksimunim deri në momentin e fundit, që një koalicion i tillë të bëhet realitet sepse këtë e kërkojnë shqiptarët. Fol.mk