Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili është lideri i ANEL, partneri kryesor i koalicionit në qeverinë e Alexis Tsipras, sot e përsëriti qëndrimin e tij se e kundërshton zgjidhjen e kontestit për emrin që do ta përmbajë fjalën Maqedoni dhe nuk do të përkrahë zgjidhje të tillë eventuale në parlamentin grek, përcjell Fol.

”Pozita jonë mbetet që të jemi kundër përdorimit të shprehjes ‘Maqedoni’, deklaroi Kamenos. Ai i bëri thirrje Prokoposi Pavlopulosit që të mbledhë të gjithë liderët e partive politike që të diskutojnë për kontestin Maqedoni-Greqi”, njoftoi Kathimerini. /Fol/