Fushata parazgjedhore çdo herë në vendit tonë kanë qenë të ashpra me gjuhë të urrejtjes, me fyerje e ofendime e me pasoja edhe më të mëdha edhe fizike, shkruan FOL

Kjo fushatë me politikan të përgatitur e të dëshmuar, profesionist të vërtetë ka sjellë në vendin tonë edhe elementet e një fryme euro-amerikane ku dominojnë vlerat, ofertat e sinqerta, projektet konkrete, debatet e pastërta dhe konstruktive etj.

Fushatë të tillë po bën kandidati i ASH për komunën e Gostivarit Dr. Arben Taravari i cili ka mahnitur jo vetëm qytetarët e Gostivarit por edhe të qyteteve e komunave tjera e të cilët shpesh e thonë, sikur të mundeshim të votojmë në Gostivar.

Një detaj shumë i rëndësishëm e që e bën fushatën e Arben Taravarit të duket tamam euro-amerikane është edhe mbështetja e bashkëshortës së Arben Taravarit.

Zonja Taravari është mbështetja kryesore e Dr Arbenit e që dëshmohet edhe përmes fotografive dhe postimeve në rrjetet sociale, ky fakt ka bërë që të gjithë të kenë lakmi se si bëhet një fushatë zgjedhore./ Fol.mk/